Subscribe

Në një kohë kur Dhoma Kombëtare e Avokatisë, i la kohë Këshillit të Ministrave të shqyrtojnë kërkesat e tyre, Dhoma Vendore në Vlorë nuk është tërhequr nga bojkoti i seancave gjyqësore.

 

Në një mbledhje urgjente këtë të shtunë, u vendos bojkoti i seancave gjyqësore deri të premten e javës tjetër, por në datat 21 dhe 22 qershor avokatët e Vlorës do të bojkotojnë edhe masat e sigurisë.

Durim Bajramaj, kreu i dhomes vedore te avokatise ne Vlore theksoi se autoritetet kanë injoruar kërkesat e Dhomës Kombëtare të Avokatëve.

Bojkoti filloi për shkak të miratimit të hartës së re gjyqësore për të cilën avokatët pretendojnë se shkel të drejtat e njeriut.

 

Nga ana tjetër, KLGJ këmbëngul se qytetarët do ta kenë më të lehtë aksesin në drejtësi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *