Subscribe

Avokati i Kadri Veselit në Speciale, Ben Emmerson, ka kritikuar propozimin që seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së të nisë qershorin e vitit të ardhshëm. Sipas tij, parashtrimet e prokurorisë mbi të akuzuarit janë zhgënjyese dhe absurde.

Kundër nisjes së gjykimit në verën e 2021, kanë dalë edhe avokatët e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Avokatët deklaruan se do t’iu duhen rreth 18 muaj hetime kundrejt akuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Gjykatësi duhet të vendosë balancat. Ka nevojë për hetime edhe nga ana e mbrojtjes. Gjyqi nuk mund të fillojë përpara qershorit të vitit 2022. Prokuroria ka pasur pesë vite kohë për ta shqyrtuar të gjithë procedurën. Edhe mbrojtjes i duhen të paktën 18 muaj hetime. Nuk ka ekzistuar ndërmarrja kriminale ep ërbashkët. Nuk ka baza të tjera ligjore për ta quajtur zotin Veseli përgjegjës të akteve kriminale të të tjerëve. UÇK-ja u ngrit për të mbrojtur popullatën e Kosovës që u vra nga Serbia. Vendi u përfshi nga kaosi. Unë gjykoj që gjyqi nuk mund të fillojë deri në vitin 2022, madje muaji qershor i atij viti më duke shumë i hershëm. Tribunali i Hagës mori vetëm 6 zyrtarë serbë. Kjo cëcshtje po trajtohet në mënyrë të gabuar. Kur të dalin provat që ka prokuroria, kjo aktakuzë, do të quhet qesharake. Në kontekstine  sulemev të organizuara të Serbisë dhe Jugosllavisë, shqiptarët u organizuanë në fhsatra për të mbrojtur popullin e tyre. Këto u bënë për të mbrojtur vten dhe popullin. Mund të jenë kryer krime por për këto gjëra mbajnë përgjegjësi vetë individët. E vetmja ndërmarrje që ekzistonte ishte ajo që po mbronte popullin nga krimet jugosllavë. Objektivi i tyre nuk ishte të kryenin krime, por të mbronin veten”, tha Emmerson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *