E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Avokatët e Beratit në protestë; bojkotohen për 4-ditë të gjitha seancat gjyqësore

Vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatëve për bojkotimin e seancave gjygjësore i është bashkuar edhe Dhoma e Avokatëve të Beratit.

 

Që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm,të gjithë avokatët e Beratit kanë bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore,përveç masave të sigurisë.

 

Reklamë

Bojkoti i të gjitha seancave gjyqësore nga ana e avokatëve do të vijojë nga sot e deri në datën 17, mase e cila erdhi pas vendimit për ndryshimin r hartës së re gjyqësore, qe do te sjellje shkrirjen e disa gjykatave në qytete të ndryshme.

 

Një prej atyre qe shkrihen eshte edhe Gykata e Apelit Vlorë, që mbulon jugun e vendit, e cila do të transferohet në Tiranë.

 

Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Beratit, Plarent Lapardhaja tha se vendimi për ndryshimin e hartës së re gjyqësore penalizon jo vetëm avokatët por edhe qytetarët.

 

 

Lapardhaja shtoi se ky bojkot so të vazhdojë për 4-ditë me radhë dhe se avokatët e Beratit do ti bashkohen çdo vendimi që do të merret nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë