E shtunë, 3 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Avion të rinjë luftarak, Japonia “rrit” pushtetin në Azi

Japonia po përgatit një urdhër për blerjen e afërsisht 100 avionë luftarakë F-35 të projektuar nga SHBA, një marrëveshje kjo që potencialisht mund të rritë balancën e pushtetit në Azi.

 

Reklamë

Ky marrëveshje përfshin blerjen e avionëve që mund të ngrihen dhe të hidhen vertikalisht. Një ky tipar që mund të nxisë Japoninë që të transformojë disa prej anijeve ekzistuese në transportuesit e avionëve në mënyrë që të mund të operojë luftëtarët e rinjë në det – një liri që ata nuk kanë që nga Lufta e Dytë Botërore.

 

Sipas CNN, Ministria japoneze e mbrojtjes nuk e ka konfirmuar marrëveshjen, por tha se do të kërkonte të blinte një “avion luftarak mjaft kompetent” kur “plani i tij i mirëmbajtjes afatmesme” të dalë për miratim nga kabineti i kryeministrit Shinzo Abe në dhjetor.

 

Ministria tha se pothuajse gjysma e flotës ekzistuese të fluturimit F-15J nuk mund të përmirësohet, duke e bërë të nevojshme blerjen e avionëve të rinj.

 

Por një burim i afërt i CNN në programin amerikan F-35 konfirmoi se një po punohet një marrëveshje e fshehtë me Japoninë për të blerë rreth 100 nga një F-35.

 

Pentagoni I shikon F-35-at, si avionët më të përparuar dhe më vdekjeprurës në botë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë