E diel, 4 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Aviatori, gazetari, diplomati e arkeologu Apollon Baçe: Profesionet e sotme, shitës droge ose vrasës

Arkeologu, gazetari, akademiku dhe diplomati Apollon Baçe ishte këtë të martë i ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ku foli për jetën e tij.

Një akademik me shumë profesione, e rrallë në ditët e sotme në vendin tonë. I pyetur nga moderatorja Borakaj pse sot të rinjtë fokusohen vetëm në një profesion, Baçe me batutë u përgjigj se sot më të kërkuarat në vend janë ose shitës droge, ose vrasës me pagesë.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Baçe: Është defekt që njeriu të jetë i ndershëm. Nuk e di nëse e ka Orwell këtë që analiza intelektuale në sjellje diktatoriale quhen krime. Faktikisht është një gjë e tillë që në kohën e sistemit komunist kur filloi të devijoi, spiunët nuk mungonin, dëftonin se ka folur këtë gjë ose atë gjë.

Borakaj: Një gjë shumë interesante teksa flisnim për lashtësinë. Kur pashë biografinë tuaj mu duk fiks si ato personalitete në lashtësi ku bënin shumë profesione, ndryshe nga kohët e sotme ku nisim një drejtim dhe ngulemi aty.

Baçe: Për shembull ti merresh me shitje droge ose killer.

Më shumë video

Reklamë