E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Avdullah Hoti kryeministri i ri i Kosovës, Thaçi i kërkon Kurtit që të lirojë karrigen

Avdullah Hoti është kryeministri i ri i Kosovës.  Qeveria e tij mori besimin e 61 deputetëve ndërsa në sallë ishin të pranishëm 86 ligjvënës pasi vetëvendosje e bojkotoi seancën.

Hoti paraqiti prioritetet duke bërë të qartë se do të jetë ai i cili do të drejtojë dialogun Kosovë – Serbi.

Ndërkohë, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, theksoi se nuk do të jetë kurrë pjesë e pazareve.

Reklamë

KADRI VESELI

KRYETAR, PDK

Nuk jemi me VV-në. As nuk do të jemi me LDK-në. Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë pazare me mua dhe me PDK-në për pushtet.

Seanca u drejtua nga deputeti Kujtim Shala, pasi Vjosa Osmani refuzoi.

Kabineti i ri i Avdullah Hotit do të ketë 16 ministri dhe 4 zëvendëskryeministra, një nga secila parti e koalicionit. LDK do të drejtojë 7 ministri, partia e Ramush Haradinajt 4,   Nisma Social Demokrate 2, nga Minoritetet 3 ku bie në sy emri i kryetarit të listës serbe  Goran Rakic, i cili do të ushtrojë detyrën e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Pushtetit Lokal.

Pas votimit të qeverisë së re, presidenti Hashim Thaçi i ka kërkuar liderit të Lëvizjes Vetëvendosje të dorëzojë karrigen e uzurpuar.

Konferenca për shtyp e presidentit Thaçi është penguar nga protesta e një grupi qytetarësh, të cilët u mblodhën në afërsi të kuvendit me thirrjet “Hajna”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë