Edhe ilaçi kundër covid-19 i kompanisë “Merck”, mori dritën jeshile nga  administrata amerikane e ushqimit dhe barnave.

 

“Molnupiravir” është autorizuar për grupin e pacientëve mbi 18 vjeç që vlerësohen me rrezikshmëri të lartë për t’u prekur nga sëmundja e rëndë.

 

Ai ka treguar rreth 30% efektshmëri në provat klinike dhe nuk është lejuar të përdoret tek pacientët nën moshën 18 vjeç sepse mund të ndikojë negativisht në rritjen e kockave.

 

Ndërkohë pilula e kompanisë “Pfizer”, me rreth 90 % efektshmëri në parandalimin e shtrimeve në spital u autorizua pak ditë më parë për personat 12 vjeç e lart.

 

Të dyja trajtimet mund të merren në shtëpi, me rekomandim nga mjeku.

 

Shpërndarja e tyre në treg, do të nisë në javët e para të muajit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *