Qytetaret shqiptare duhet te jene te kujdesshem ne kete periudhe e te mos bien pre e mashtrimeve, pasi Instituti i Shendetit Publik eshte i vetmi laborator ku realizohen analizat per COVID-19.

 

Ministria e Shendetesise ka sqaruar te gjithe qytetaret se analizat per koronavirusin nuk mund te kryhen nga asnje spital apo laborator privat ne Shqiperi.

 

Ne nje reagim per mediat, Agjencia Kombetare e Barnave ka saktesuar se deri me tani nuk ka leshuar asnje certifikate regjistrimi per diagnostifikimin e COVID-19.

 

Duke iu referuar ketij qendrimi te Ministrise se Shendetesise, analizat per koronavirusin nuk mund te realizohen nga spitalet private, por vetem nga strukturat shteterore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *