Subscribe

I arrestuarit te premten ne Stokholm pas sulmit me kamion ku humben jetën 4 persona dhe u plagosen 15 te tjerë, eshte shoferi i mjetit, njoftoi policia suedeze. 39-vjecari është shtetas nga Uzbekistani, mbështetës i militanteve te shtetit islamik. Policia po heton per ngjarjen, por nuk ka konfirmuar informacionet e shpërndara nga mediat se ne kamion kishte edhe eksploziv. Kamioni qe i ishte marre nje firme per shpërndarjen e birrës u përplas me pjesën ballore te nje magazine tregtare ne nje nga zonat kryesore këmbësore te kryeqytetit suedez. Dëshmitaret nga vendngjarja përcollën skena paniku dhe horrori, me njerëz te shtrire te gjakosur ne rruge. Kryeministri i vendit Lofven e cilësoi ngjarjen nje akt terrorist, ndërsa urdhëroi forcimin e kufijve dhe rritjen e masave te sigurisë. Autori u arrestua mbrëmjen e se premtes, pas publikimit te videove nga kamerat e sigurisë. Nje person tjetër u arrestua me vone me akuzën se ka ndihmuar autorin per realizimin e masakrës. Sulmi shkaktoi reagime te ashpra, ndërsa te gjithë liderët europiane e botërore e dënuan ngjarjen dhe shprehen solidaritet me Suedinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *