E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 12 minuta më parë
Video · Kronikë

Autori i masakrës së Vlorës, pas vrasjes filmoi viktimat

Grupi hetimor ka sekuestruar si provë materiale telefonin e autorit të masakrës në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës.

 

Sipas burimeve nga grupi hetimor bëhet me dije se autori 24-vjeçar, pasi kreu masakrën ka filmuar  viktimat dhe masakrën që kishte kryer me telefonin e tij. Paraprakisht dyshohet se ai i ka dërguar si prove një video djalit të hallës në “Facebook Messenger”.

 

Ndërkohë aktualisht autori Ridvan Zykaj mbahet  në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës dhe pritet që të hënën të dalë para gjykatës së këtij qyteti.

Më shumë video

Reklamë