Subscribe

Majlind Lila, autori i masakrës së kësaj të henë tek Unaza e Re ishte kthyer në Shqipëri vetëm dy ditë para se kryente këtë krim të rëndë.

 

Burime konfidenciale bënë të ditur për Vizion Plus se Majlind Lila, rreth 50 vjec  me origjine nga KLosi ishte futur në vend nëpërmjet Rinasit vetëm në datën 12 janar.

 

Konfliktet e vazhdueshme me ish partneren e tij Nevila Mataj me të cilën nga bashkëjetesa për më shumë se 1 vite e gjysmë kishin sjellë në jetë edhe një fëmijë, kanë qënë të vazhdueshme kohët e fundit.

 

Lila nuk kishte një vendqëndrim fiks në vendet e Bashkimit Europian pasi a lëvizte shpesh nga njeri vend në tjetrin ndërsa ish bashkëjetuesja e tij jetonte së fundmi në Suedi teksa mbante edhe fëmijën.

 

Pikërisht kujdestaria e fëmijës e ka agravuar edhe më shumë situatën.

 

Me ardhjen ne Tiranë, Majlind Lila I ka kërkuar llogari prindërve të ish partneres së tij Bujar dhe Xhevahire Mataj mbi faktin që ai nuk takonte dot fëmijen që e mbante ish bashkëjetuesja e tij në Suedi.

 

Por autori I konsideronte gjithashtu fajtor prinderërit e Nevila Matës për ndarjen e tyre.

 

Por nga debatet situata ka precipituar deri në aktin e rëndë të vrasjes së 63 vjcarit Bujar Mataj dhe 62 vjecares Xhehavire Mataj.

 

Viktimat kishin plagë të shumta në kokë dhe trup. Ndërsa vetë autori Majlind Lila pasi ka bërë vrasjen e ciftit, I ka dhënë fund jetës së tij duke prere damarët e duarve me thikë cka më pas ka bërë që ai të humbasë jetën duke u transportuar në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *