E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Autorët ngatërruan objektiv? Kush ishte shënjestër e sulmit mbrëmjen e djeshme në Lundër

Atentati i mbrëmjes së djeshme në Lundër ndodhi vetëm pak orë pas një atentati tjetër në Lezhë, ku 64-vjeçari Gjovalin Prendi, babai i Sidorel Prendit, i njohur ndryshe si Roan Brahimi, u ekzekutua me armë zjarri.

Detaje të reja kanë zbuluar lidhjen mes dy atentateve.

Reklamë

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se sipas burimeve shënjestër e sulmit mbrëmjen e djeshme në Lundër ishte gruaja e Roan Brahimit.

Babai i Roan Brahimit u vra pasditen e djeshme në Pllanë të Lezhës. Autorët e atentatit përdor makinë të ngjashme me atë të 4 personave të plagosur në Lundër mbrëmjen e djeshme, vetëm pak orë pas ngjarjes në Lezhë. Mësohet se gruaja e Brahimit ka edhe shtëpinë afër me familjen Demiraj. Burime bëjnë me dije se ka dyshime të forta që shënjestër e sulmit të ketë qenë gruaja e Roanit dhe 4 të plagosurit të jenë qëlluar gabimisht.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë