Subscribe

Zbardhet dinamika e vrasjes së 42-vjeçarit Shkëlzen Velaj në Vlorë.

 

Burime për “Vizion Plus” thanë se ai ka vënë re se po ndiqej nga një makinë e dyshimtë në momentin kur po hynte në shtëpi.

 

Velaj ka lënë makinën ndezur, për t’u futur me nxitim në banesë, me qëllimin që t’i shpëtonte atentatit.

 

Por atentatorët e ndoqën nga pas deri në katin e pestë të pallatit dhe sapo Shkëlzen Velaj po hapte derën, lëshuan breshëri plumbash në drejtim të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *