E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Autorë të disa vjedhjeve në Vlorë, arrestohet 31-vjeçari, shpallen në kërkim bashkëpunëtorët

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 31-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë, autorë të dyshuar të disa vjedhjeve.

Në pranga ra shtetasi E. B., 31 vjeç, banues në Fitore. Ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit G. S., 28 vjeç, dhe M. Z., 30 vjeç, banues në Fitore.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në orët e para të mëngjesit të datës 17.03.2025, kanë vjedhur në dy banesa të shtetasve që aktualisht jetojnë jashtë vendit, si dhe në banesën e një shtetasi tjetër, nga ku kanë marrë edhe një automjet të markës “Land Rover”, i cili është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia njofton se po vijon punën për  lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e rasteve të tjera ku këta shtetas dyshohen se janë autorë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë