E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 38 minuta më parë
Kronikë

Automjeti përplas karrocën në Elbasan, humb jetën 58-vjeçari

Një aksident me një viktimë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim. Mësohet se një automjet është përplasu me një karrocë me kale, ku si pasojë ka ndërruar jetën drejtuesi i kësaj të fundit, shtetasi  F. Z., 58 vjeç.

 

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë