Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj te marte në aksin rrugor “Rubik-Fang” në Mirditë, ku si pasojë ka humbur jetën një 72-vjeçar.

 

Një autobus me targa Kosove ka përplasur të moshuarin që lëvizte me biçikletë.

 

I moshuari humbi jetën në vend, ndërsa nga autobusi nuk është dëmtuar asnjë pasagjer.

 

Sipas policisë i moshuari i ka dalë para autobusit, duke mos e shmangur dot përplasjen fatale.

 

Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i autobusit është shoqëruar në ambientet e policisë, për t’u pyetur mbi dinamikën e plotë të aksidentit.

 

 

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Rubik-Fang”, autobusi me drejtues shtetasin E. R., 60 vjeç, banues në Kosovë, me drejtim lëvizjeje “Morinë-Durrës”, ka përplasur një biçikletë me të cilën lëvizte shtetasi N. P., 72 vjeç, banues në fshatin Fang, Rubik. Si pasojë e përplasjes, shtetasi N. P. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa nga autobusi nuk është dëmtuar asnjë pasagjer.

Drejtuesi i autobusit, shtetasi E. R. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të Njësisë për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, dhe grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *