E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Autobuzët paralajmërojnë grevë: S’ka terminale dhe po na dëmton transporti i paligjshëm

Shoqata kombëtare e transportit ndërqytetas ka paralajmëruar protestë nëse Ministria e Infrastrukturës, nuk merr masa për vendosjen e licensave dhe eleminimin e transportit te paligjshëm.

 

KUJTIM  MEMA

 

Reklamë

KRYETAR I SHOQATES SE TRANSPORTIT NDERQYTETAS

 

“Transporti i paligjshëm është bërë gangrenë në qytetet e mëdha transporti i paligjshëm. Në Fier nami i zi, nuk numërohen ça hyjnë dhe dalin. Policia po mbron të paligjshmit. Në Shkodër e njëjta gjë, Tiranë dhe Durrës. E theksoj për herë të fundit, por presim Ministrinë e Infrastrukturës dhe Bashkinë e Tiranës të na rregullojnë problemet që kemi. Në mënyrë kategorike duam rishikimin e rrjetit të ri të linjave po vjen viti 2020 i licensimit”

 

Një tjetër problem që shoqata ngre është mungesa e terminaleve në disa qytete të vendit.

 

Krerët e shoqatës theksuan se situata është problematike dhe se deri tani  institucionet kane heshtur.

Më shumë video

Reklamë