E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Autobusi përplaset me shtyllën, 6 të vdekur e 16 të plagosur në Spanjë

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur në një aksident në Spanjë.

 

Reklamë

Sipas mediave ndërkombëtare bëhet me dije se një autobus me udhëtarë është përplasur me një nga shtyllat e mbikalimit të një daljeje nga autostrada në një rrugë dytësore në Aviles, Asturie, Spanjë.

 

Ndërkohë, 10 persona të tjerë me plagë më të lehta janë dërguar për ndihmën e parë mjekësore në “San Agustin”. Zjarrkësit kanë mundur të nxjerrin trupat e pajetë të 3 personave nga brendësia e autobusit të shkatërruar në aksident.

 

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në dalje të Avilesit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë