E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Autobusi përplas këmbësoren në Korçë, dërgohet menjëherë në spital

Aksident me një të plagosur rëndë në afërsi të ish zonës industriale të qytetit të Korçës

Një autobus i një firme që operon në këtë zonë ka qenë duke dalë nga fabrika, kur në rrethana ende të pasqaruara edhe për ekspertët e qarkullimit rrugor është goditur nga dera e parë e urbanit duke e përplasur përtokë tek pjesa e mbrapme e mjetit.

Nga përplasja shtetasja ka mbetur e plagosur rëndë dhe u dërgua në spitalin e Korçës. Por gjendja e saj shëndetësore ishte shumë e rëndë dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës për vizita me të specializuara.

Ekspertët e qarkullimit rrugor po hetojnë për rrethanat e këtij aksidenti ashtu siç po hetojnë nëse e plagosura është punojëse e kësaj firme dhe në momentin kur mjeti ka qenë në lëvizje ka dashur të hipë në autobus apo ka qenë një blerëse e një marketi aty afër.

Reklamë

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar dhe po merret në pyetje për rrethanat e këtij aksidenti.

Nga aksidenti për minuta të tëra është bllokuar qarkullimi i mjeteve në dalje nga qyteti i Korçës. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë