E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Autobusi i “Tiranës së Re” del nga rruga, lëndohen dy pasagjerë

Një autobus i linjës së “Tiranës së re” në kryeqytet është përfshirë në një aksident këtë të diel te “Stacioni i Trenit”.

 

Reklamë

Pasagjerët, të frikësuar, kanë dalë menjëherë nga autobusi për të shpëtuar nga ndonjë goditje. Ndërkohë, dy prej tyre kanë marrë dëmtime të lehta.

 

“Tek ish stacioni i Trenit, një mjet autobuz, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë