E mërkurë, 30 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Austriakët do votojnë në shtator, zgjedhjet pas video-skandalit

Austria do te shkojë në zgjedhje të parakohshme pas skandalit politik që shkaktoi video e cila shfaq zëvendëskancelarin e shtetit, Heinz-Christian Strache duke i ofruar kontrata qeveritare një oligarkeje ruse. Pas takimit me kancelarin austriak Sebastian Kurz, presidenti i vendit, Alexander Van Der Bellen ka vendosur që këto zgjedhje të mbahen në shtator.

 

Reklamë

Njoftimi erdhi disa orë pas dorëheqjes së Straches, i cili e pranoi fajin duke thënë se sjellja e tij ishte “e papërgjegjshme” dhe një verbëri politike. Zëvendës kancelari deklaroi se po largohej nga qeveria si dhe nga posti i kryetarit të Partisë së Lirë për të shmangur probleme të tjera në qeveri. Ndërkohë kancelari Kurtz ka deklaruar se nuk do të ketë më koalicion me partinë e Lirë.

 

Vendi gjendet në një krizë të vështirë politike ndërsa kanë mbetur vetëm 3 ditë përpara zgjedhjeve të parlamentit europian të cilat do të mbahen deri më datë 26 maj. Pas pjesëmarrjes tejet të ulët në zgjedhjet e kaluara, Europa po kërkon të bindë qytetarët e saj që të angazhohen në procesin zgjedhor, ndërsa problematikat kryesore mbeten çështja e emigrantëve, punësimi dhe ndryshimet e klimës.

Më shumë video

Reklamë