E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Austria “mbyll” kufirin për shqiptarët: Pa vaksinë, duhet test negativ dhe 10 ditë karantinë

Austria ka ashpërsuar masat anticovid për udhëtarët. Nga 15 shtatori, vetëm të vaksinuarit apo ata që dëshmojnë se kanë kaluar Covid-in mund të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Austrisë, pa pasur nevojën të karantinohen.

 

Qytetarët e pavaksinuar duhet më parë të regjistrohen, të paraqesin test negativ dhe më pas të hyjnë ne karantine 10-ditore me shpenzimet e tyre.

 

Reklamë

Sipas Ministrisë së Jashtme, karantina mund të përfundojë nëse pas pesë ditësh testi del negativ.

 

Nga detyrimi për karantinim përjashtohen ata që udhëtojnë për biznes, të miturit mes moshës 12-18 vjeç, ata që kanë arsye urgjente e familjare, si edhe forcat humanitare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë