E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Austria lejon darkën dhe drekën e Krishtlindjeve vetëm për të vaksinuarit

Në Austri ka mbërritur drita jeshile për drekat dhe darkat e Krishtlindjeve, por vetëm për të imunizuarit. 

 

Të vaksinuarit dhe të sheruarit do të mund të takohen me njëri-tjetrin në grupe deri në dhjetë persona, ndërsa për takimet nga 11 deri në 25 darkues, aktivizohet detyrimi për kryerjen e tamponeve, pervec detyrimit per te qene i vaksinuar. 

 

Reklamë

Të pavaksinuarit , nga ana tjetër, do të qëndrojnë në izolim gjatë festave, por nga data 24 deri më 26 dhjetor dhe 31 dhjetor ata do të mund të dalin nga shtëpia për të “vizituar një të dashur”. 

 

Rregulli 2G (të vaksinuar ose të sheruar nga Covid) do të vazhdojë të zbatohet në vend për gastronominë, mikpritjen dhe shitjet me pakicë. 

Vazhdo të lexosh

Reklamë