E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia ep. final) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Austria heq kufizimet në 1 maj, lehtësi për bizneset dhe levizjet e qytetarëve

Qeveria e Austrisë ka vendosur të hapë vendin më 1 maj.

Kufizimet e lëvizjeve nga njëra zonë në tjetren apo hyrje daljet nga pikat kufitare nuk do të jenë më në fuqi në fillim të muajit.

Reklamë

Megjithatë do të mbeten në fuqi disa masa sic është distance minimale prej një metri midis njerëzve dhe detyrimi për të vendosur maska. Sa I takon lehtësirave, nga data 1 maj do të lejohen edhe ngjarje me 10 pjesëmarrës dhe funerale me 30 persona.

Në dyqane, numri i klientëve dyfishohet, nga një person në çdo 20 metra katror, tani do të jetë një klient çdo 10 metra jatrore.

Nga data 2 maj, nis gjithashtu edhe rihapja graduale e aktiviteteve tregtare. Austria ka deri tani një bilanc me 569 viktima dhe mbi 16 mijë të prekur në total nga Covid 10.

Vazhdo të lexosh

Reklamë