Hamdi Salihi mori kryesimin ne renditjen provizore te golashënuesve ne bundesliga 2 ne Austri, duke gjetur rrjetën per here te 22-te ketë sezon. Ne javën e 34 skuadra e tij Nojshtad barazoi 1-1 me Vatens duke mbajtur vendin e trete ne renditje, qe përkthehet ndryshe edhe pozicioni ne zonën e playoffit per promovimin ne elitën e me te mirëve te futbollit austriak. Pas nje pjese te pare me rrjeta te paprekura, ishte shkodrani 34 vjeçar qe kaloi ne avantazh skuadrën e tij ne minutën e 56 pas nje pasimi te Ebenhofer. Gjithsesi vendasit arritën te kthejnë gjithçka ne baraspeshe ne minutën e 71. Per sulmuesin shkodran ky ishte goli i 22 per ketë sezon, 1 me shume se rivali i tij Chabi dhe 3 larg Slovenit Dedic. Kur kane mbetur edhe dy javë nga përfundimi, Viener Nojshtad ndodhet ne vend te trete ne kuotën e 58, 4 me pak se Hartberg, ndërsa ka mundësinë edhe te kualifikimit direkt ne kategorinë e pare austriake.

 

Pas Kristal Abazaj një tjetër talent i superliges shqiptare kalon ne kampionatin belg te futbollit. Sindrid Guri ka kaluar me sukses provat mjekësore te Ostende duke nënshkruar nje kontrate 3 vjeçare. Ne intervistën e pare sulmuesi shkodran deklaroi se pret me padurim te filloje aventurën e re, ndërsa fakti qe dy menaxhere te njohur u interesuan per te e binden për te firmosur. 24 vjecari ka pasur nje sezon te jashtëzakonshëm, duke luftuar per kreun e golashënuesve, ndërsa ka mare ftesën edhe trajneri Panuci per kombëtaren. Pikërisht kjo paraqitje bindi Ostenden te derdhte ne arkat e Kukësit nje shume prej 710 mije euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *