E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Australia, shteti i parë në botë që po planifikon hapjen totale

Australia bëhet vendi i parë në botë që do të lejojë hapjen e plotë të vendit. Baret, restorantet, parqet dhe pishinat do të nisin aktivitetin e tyre këtë javë.

Kryeministri australian, Scott Morrison bëri të ditur pak ditë më parë se si do të rihapet territory, pas masave për parandalimin e koronavirusit. Ndërsa njoftoi se do të ketë raste të reja me COVID-19 dhe jo gjithçka do të shkojë sipas planit.

Ai ka bërë të ditur se do të ekzistojnë tri faza, ku përfshihet: Lejimi i pesë mysafirëve në shtëpi, grumbullimi i 10 njerëzve në ambiente të jashtme; hapja e restoranteve dhe dyqaneve, rihapja e kinemave, palestrave, salloneve të bukurisë.

Deri më tani, Australia shënon 6,948 të infektuar dhe 97 viktima nga koronavirus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë