E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Australia në gjëndje të jashtëzakonshme nga i nxehti dhe zjarret

Australia ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve që kanë përfshirë vendin.

Termometri ka shënuar një tjetër rekord në New South Wales me 41.9 gradë Celsius, 1 gradë më shumë se sa rekordi I vendosur në vitin 2013.

Ne keto kushte drejtuesja e rajonit eshte detyruar te shpallë gjendjen e emergjencës për 7 ditë, pasi metereologët kane paralajmëruar rritje të mëtejshme të temperaturave.

 

Reklamë

GLADYS BEREJIKLIAN

 

KRYEMINISTRE E SNW

 

“Shqetësimi më i madh gjatë ditëve të ardhshme është paparashikueshmëria e kushteve ekstreme të erës temperaturat jashtëzakonisht të nxehta.

 

 

Nderkohe zjarret kanë shkaktuar deri tani 6 viktima, ndërsa qindra shtëpi shkrumbuar.

 

Perhapja e zjarreve dhe thatësira e madhe, kane nxitur kritikat për politikat qe lidhen me klimen.

 

Në qendër te tyre është vënë edhe kryeministri I Australisë Scott Morrison, I cili ndodhet me pushime në Hawaii së bashku me familjen e tij, ndërsa vendi perballet ne emergjencen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë