Aurela Gaçe një ndër artistet më të dashura për publikun ka përformuar, mbrëmjen e së dielës në hapjen e madhe të stadiumit ‘Air Albania’, e cila bëri bashkë mijëra shqiptarë.

 

Përmes një postimi në profilin e saj në Instragram, Gaçe ka ndarë emocionet e veçanta që ka ndjerë teksa vraponte dhe këndonte njëherazi në fushën e gjelbër.

 

“E megjithëse aty ishte gardh more, gardh me polici, unë, një tifozë e çmendur e çava gardhin e vrapoja që të mos kapnin. Eh, unë kujtova në fakt se isha më e shpejtë se policia, por ata nuk më paskan parë fare. Herë tjetër i lutem trajnerit të më fusë në lojë se kam rezistencë për 90 minuta. Isha e lumtur që ndodhesha mes jush, e lumtur me zërin tuaj që buçiste me këngën aq të dashur e kaq domethënëse e për të gjithë ne, Shqiptarinë”.

Gjithashtu pjesë e mbrëmjes së inagurimit të stadiumit ishin dhe artistë të tjerë si Besa Kokëdhima, Juliana Pasha, Era Istrefi dhe Flori Mumajesi.

 

https://www.instagram.com/p/B5A7E02gIEj/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *