Subscribe

Prokuroria kërkon arrest me burg për Albert Veliun, I njohur ndryshe si “Dëshmitari X”, i audio-përgjimit te pretenduar mes tij dhe vëllait të ministrit Xhafaj.

 

Akuza nga organi I akuzës është ngritur pasi kanë prova se audio-përgjimi i publikuar nga PD është i montuar.

 

Prokuroria e akuzon Albertin Veliun për vepren penale “Kallëzim i rremë në bashkëpunim” dhe kalim I ligjshëm i kufirit.

 

Në audio-përgjimin e publikuar nga selia blu, pretendohej se “dëshmitari X” që është Albert Veliu fliste në telefon me Agron Xhafaj për cështje droge.

Ky material në fakt kur u publikua në media shkaktoi një furtune në akuza politike. Kryeministri Rama pretendoi që në fillim si materiali ishte I montuar pasi këtë e kishte vërtetuar në një studio ekspertizë jashtë vendit. Ndërkohe e gjithë cështja bëri që vëllai I ministrit të ndalohej dhe të dërgohej në Itali ku do të vuajë një pjesë të dënimit që I kishte mbetur vite me parë në shtetin Italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *