E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Aubameyang bëhet “kinez”

 

Kampionati kinez bën të vetin një tjetër yll të futbollit botëror. Pier Emerik Aubameyang do të transferohet tek skuadra Guangzhou Evergrande në verën e këtij viti. Skuadra e cila drejtohet nga Fabio Kanavaro do ti paguajë 72 milion euro Borusias së Dortmundit për shërbimet e sulmuesit të talentuar nga Gaboni.

 

Pavarësisht faktit se Aubameynag kërkohej nga shumë klube europiane si Milan, Chelsea, Arsenal apo Real Madrid, lufta më e fortë për shërbimet e tij ka qenë mes dy skuadrave kineze Guangzhou Evergrande dhe Bejing Guoan.

Reklamë

 

Duket se diferenca ne zgjedhjen që ka bërë sulmuesi Gabonez ka qenë në pagën që atij i është ofruar për të luajtur tek ekipi i trajnerit Kanavaro, shifra të cilat bëhet e ditur se janë shumë të larta, mbi 20 milion euro në vit, pavarësisht se nuk janë bërë publike.

 

Të gjitha palët duket se janë të kënaqura me këtë marrëveshje,  sepse edhe gjermanet e Dortmund arkëtojnë një shumë të majme dhe për më tepër që do t’i shfrytëzojnë aftësitë e 28-vjecarit deri në muajin maj, para se ai të nisë aventurën e re ne Kine.

Vazhdo të lexosh

Reklamë