Atletico – Real sot ne Vizion Plus

Atletico sfidon sot ne takimin e dyte gjysemfinal te Uefa Champions League, Realin e Madrit, ne përpjekje per te bere mrekullinë, por edhe per te dale me kokën lart nga Vicente Calderon, sfida e fundit ne turneun prestigjioz përpara se te zhvendosen ne stadiumin modern Wanda Metropolitan.
Skuadra e Zinedin Zidan niset me e avantazhuar ne ketë ndeshje pas shifrave 3-0 ne takimin e pare, ndërsa edhe statistikat janë ne favor te tyre. Ne katër sfidat e mëparshme per europen, gjithmonë ja ka dale përballe rivaleve te tyre te egër te kryeqytetit. Gjithashtu asnjë skuadër nuk ja ka dale te përmbysi shifrat 0-3 te takimit te pare ne nje gjysmëfinale.
Përmbysja duket pothuajse e pamundur, por Diego Simeones është shfaqur me mjaft grinte ne konferencën e fundit per shtyp, “besojmë ne aftësitë tona dhe e dime cfare mund te bëjmë i ka dhëne kurajë skuadrës argjentinasi, do te jete nje ndeshje e vështire përballe nje kundërshtari qe na ka mundur shpesh ketë sezon. Kështu qe per ne nuk ka stimuj me te mire dhe duhet te besojmë per te ashtuquajturit Los Colchoneros, do te mungoje Fernandez, ndërsa ne dyshim është Vrsalkjo Juanfran dhe Gimenez. Ne kampin kundërshtar Zidan nuk do te ketë shërbimet e Gareth Bale dhe Carvajal. Per trajnerin francez ne calderon do te jete nje ndeshje e komplikuar dhe duhet nje sfide perfekte. Ne futboll kurrë nuk i dihet ka paralajmëruar Zidan dhe per kete duhet te jemi te vëmendshëm. Ne nuk do te zbresim ne fushe per te kërkuar nje barazim por per te arritur nje tjetër fitore.”
Derbi madrilen do te zhvillohet ne orën 20-45 dhe do te transmetohet drejtpërdrejt ne Vizion Plus dhe platformën Tring.




