Subscribe

Athina zyrtare vijon pretendimet për shkeljen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, duke përmendur specifikisht problemet e pronësisë në Himarë. Deklarata e radhës erdhi nga presidenti Prokopis Pavlopulos, gjatë një darke zyrtare për nder të presidentit Makron që vizitoi kryeqytetin grek.

 

“Kjo po ndodh edhe me Shqipërinë fqinje. Edhe ajo duhet të gjejë vendin e saj në BE, por me respekt të plotë tek të drejtat europiane. Dhe një prej shtyllave të të drejtave europiane janë të drejtat themelore e njeriut. Kur shikojmë shkelje të tilla të të drejtave themelore, siç është përshembull e drejta e pronësisë, si është e mundur që Greqia të favorizojë një perspektivë të tillë europiane, të një shteti që shkel të drejtat europiane?!”

 

Por grekët nuk lëshojnë pe as për Maqedoninë, vend me të cilin kanë ende të pambyllur konfliktin për emrin.

 

“Në lidhje me vendin fqinjë, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, po ndjekim perspektivën e tyre europiane, nuk po flasim vetëm për respektimin e historisë, por kur një vend përdor një emër, vë në dyshim kufijtë ekzistues të vendit anëtar të Bashkimit Europian, kështu nuk mund të ketë persektivë europiane pasi nuk respektohet e drejta evropiane”.

 

Marrëdhëniet e Greqisë me fqinjët e saj veriorë u diskutuan gjatë darkës ku mori pjesë dhe presidenti francez Emanuel Macron, i cili më herët ishte takuar edhe me kryeministrin Cipras.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *