Subscribe

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i një dite më parë me snajper në Elbasan ku mbeti i plagosur, ardian Çapja, një nga ermat më të njohur të botës së krimit.

Nga të dhënat e grumbulluara deri më tani nga grupi hetimor, dyshohet se në antetat kanë marrë pjesë pesë persona, ndërsa ai që ka qëlluar ka qenë vrasës profesionist.

Tre prej autorëve të dyshuar janë fiksuar nga kamerat e një biznesi në zonën e fushë mbretit, gjatë momentit që kanë djegur automjetin tip volsëagen.


Ata kanë qenë të maskuar dhe të armatosur ndërsa njëri prej tyre në ikje e sipër ka lyer me benzinë makinën dhe më pas i ka vënë flakën.

Ekzekutorët më pas janë larguar me shpejtësi me një automjet tjetër të tipit po “Volswagen”, ku i prisnin dy persona të tjerë, ndërsa nuk dihet ende nëse kanë udhëtuar drejt Tiranës apo Peqinit.

Deri më tani janë shoqëruar në Policinë e Elbasanit rreth 20 persona të cilët po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen, ndërsa vijon puna për këqyrjen e të gjitha kamerave të sigurisë me qëllim identifikimin e autorëve.

Ardian Çapja u qëllua me snajper në shpatullën e majtë me një plumb tejshpuesh vetëm pak milimetra larg zemrës. 55-vjeçari ndodhet në spitalin e traumës në Tirane ku mesohet se eshte ende në gjendje kritike për jetën.

HETIMET PER ATENTATIN NDAJ CAPJAS
DYSHOHET PER DISA AUTORE, SHOQEROHEN NE POLICI 20 PERSONA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *