Zamir Kalemi mbeti i plagosur gjatë një atentati mbrëmjen e djeshme në zonën e Selitës në Tiranë.

Ndërkohë, një makinë u gjet e djegur në Bërzhitë po mbrëmjen e djeshme, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët.

Lexo edhe :

Related Posts

Brenda makinës nuk janë gjetur gjurmë të autorëve, pasi çdo provë është shkatërruar nga zjarri.

Makina kishte targa të vjedhura, të cilat ishin denoncuar të humbura më parë në Tiranë.

Para se ta qëllonin me breshëri plumbash, autorët dyshohet se e kanë ndjekur për disa orë Kalemin dhe i kanë dalë para në zonën e Selitës, kur kanë hapur zjarr.

Në tentativë për t’u shpëtuar autorëve, Kalemi ka devijuar automjetin dhe është përplasur me trafikndarësen në rrugë.

Shënjestra e atentatit është vëllai i biznesmenit Adriatik Kalemi alias Andrea Kalemi, të cili brenda pak muajsh ju bë dy herë atentat në Greqi, por në të dyja rastet mori plagë të rënda dhe arriti të mbijetojë.

Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar”, njoftoi policia për ngjarjen. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *