Subscribe

Nga një atentat me armë zjarri në Vlorë kanë humbur jetën dy persona dhe është plagusru rëndë një tjetër.

 

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se vitkimat e këtij sulmi janë Orest Rexha dhe Arjan Hasani, ndër është plagosur rëndë Armando Sulejmani.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Vlorë, në zonën e “Ujit të ftohtë”, një zonë tejet e populluar. Paraprakisht mësohet se pistat në të cilat po hetohet janë disa, por më kryesorja mendohet se është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve rivale.

 

Ndërkohë, është gjetur duke u djegur një automjet në Babicë të Vlorës, një fshat në dalje të qytetit, I cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *