E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Atentati në Vlorë ndaj 27-vjeçarit, autorët i bënë pritë në derën e banesës

Zbardhet dinamika e atentatit të djeshëm ndaj 27-vjeçarit në Vlorë, i cili arriti t’iu shpetonte plumbave.

Burime për “Vizion Plus” bëjnë me dije se kanë qenë dy persona që kanë monituruar të riun dhe i kanë bërë pritë. Sapo objektivi doli nga banesa, një automjet ka nisur të qëllojë në drejtim të tij.

Për pasojë, plumbat thyen vetëm xhamat e një makine.

Ndërkohë, burimet policore thonë se kamerat e baneses kanë filmuar automjetin e autorëve.

Vazhdo të lexosh