Subscribe

Të paktën 8 persona janë shoqëruar nga policia e Vlorës për atentatin ndaj Diego Hanajt, mbrëmjen e të mërkurën në lagjen ‘Pavarësia”.

 

Fatmirësisht objektivi i atentatit mbeti i plagosur në dorë, ndonëse ndaj tij u qëllua pesë herë nga një makinë në lëvizje.

 

Sipas policise personat e shoqëruar kane qënë dëshmimtar  dhe janë pyetur mbi dinamiken e ngjarjes.

 

Në vendgjarje ka 6 kamera sigurie dhe policia ështëg duke i pare me detaje se cfare kane kapur nga ky atentat.

 

Policia gjithashtu bëri të ditur se mëngjesin e kësaj të enjte është gjendur I djegur në fshatin “Trevëllazër” Vlorë, automjeti i markës “Audi Q7”, që dyshohet se është përdorur në atentat nga autorët.

 

Diego Hajnaj ishte duke pire kafe ne lagjen e tij. Pak pasi ai u çua nga lokali per tiu drejtuar baneses, persona te paidentifikuar e kane qelluar me automatik nga nje makine ne levizje. Hanaj perfitoi nga makinat e parkuara ne lagjen e tij dhe arriti te shmange shumicen e plumbave duke u futur ne shkallen e pallatit te tij.

 

Vetem njeri nga plumbat e kapi ne dore, cka beri qe Diego Hanaj te paraqitej vete ne spital per ndihme mjekesore.

 

Objektivi i atentatit nuk rezulton te jete person me precedent penale.

 

 

Vlorë/Informacion shtesë

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në datën 05.01.2022, për ngjarjen e ndodhur tek lagjja  “Pavarësia”, ku u plagos me armë zjarri në dorë shtetasi D. H., ju bëjmë me dije se:

 

Nga shërbimet policore, në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e  ngjarjes.

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *