E enjte, 24 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Atentati në Laprakë, identifikohet autori i ngjarjes

Një 17-vjeçare humbi jetën dhe një tjetër u plagos, si pasojë e një atentati të ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e Laprakës, në kryeqytet.

 

Sipas policisë ka mbetur shtetësja 17-vjeçare Brisilda Gjinkola ndërsa i plagosur shtetasi Erjon Benga 23 vjeç.

 

Reklamë

Pas hetimeve paraprake, policia ka mundur të identifikojë dhe të shpallë në kërkim autorin e ngjarjes, por për arsye hetimore nuk jep asnjë detaj mbi të.

 

Ngjarja dyshohet të ketë ardhur për motive të dobëta, ku autori qëlloi me armë zjarri ndaj dy shtetasve që ndodheshin në një automjet në zonën e Laprakës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë