Kronikë
Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ I akuzuari Redjan Rraja kërkon lirinë

Redjan Rraja kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.
34 vjecari akuzohet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019 ku prokurori mbeti I plagosur ndërsa shoferi I tij Andi Maloku humbi jetën në spital.
Reklamë
Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apeli vendosen më heret masën e sigurisë “arrest me burg” për Redjan Rrajën ndonëse vetë ai nuk e ka pranuar këtë akuzë.
Edhe në rekursin e bërë në Gjykatën e Lartë, Rraja këmbëngul në pafajësi ndërsa prokuroria pretendon se ka gjetur gjurmë gishtash dhe një palë size në mjetin që u përdor në këtë atentat.
Mirëpo kërkesa e Rrajës nuk mund të shqyrtohet për momentin sepse Gjykata e Lartë ka mbetur vetëm me një gjyqtar dhe nuk ka kuorum.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




