E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Atentati ndaj Marjon Mitros në Vlorë, policia shoqëron 8 persona

Policia e Vlorës ka shoqëruar tetë persona për plagosjen e Marjon Mitros në Vlorë. Bëhet fjalë për dëshmimtarë të ngjarjes dhe kalimtarë të rastit.

Ngjarja ka ndodhur pranë bibliotekës së qytetit të Vlorës. Mitro u qëllua nga një mjet në lëvizje, ndërkohë që është në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat blu gjetën më herët edhe një automjet të djegur në aksin Vlorë-Selenicë, i cili dyshohet se mund të ketë qenë i atentatorëve.

Ngjarja dyshohet të ketë ardhur si rrjedhojë e të shkuarës kriminale të 49-vjeçarit. Marjon Mitro ka qenë pjesë e dosjes së “bandes se tritolit” që drejtohej nga vrasësi me pagesë Julian Sinanaj. Ai u dënua nga gjykata me 19 vite burg, pasi dyshohet se ka porositur atentatin e mbetur në tentativë ndaj ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë