U zhvillua këtë të martë seanca gjyqësore për 35 vjeçarin Ahmet Ajeti, i cili është i akuzuar si organizatori i atentatit ndaj Lulzim Berishës.

 

Avokati mbrojtës i Ajetit, Saimir Visha kërkoi gjykim të shkurtuar por u refuzua nga gjykata. Ndërsa Lulzim Berisha u përfaqësua në seancë nga avokati i tij, Detar Hysi.

 

Në seancën e radhës do të thirret për t’u pyetur Lulzim Berisha, Adriatik Coli, Sardian Sulejmani dhe Endrit Dokle.

 

Ahmet Ajeti akuzohet se në vitin 2005 ka bërë një atentat për vrasjen e Lulzim Berishës.

 

Ajeti është dënuar në mungesë me 20 vjet burg për tentativë vrasje dhe u ekstradua nga Lipjani i Kosovës, në Shqipëri 4 muaj më parë.

 

Pas ekstradimit, Ajeti kërkoi rihapjen e çështjes, dhe rishqyrtimin e dosjes në prani të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *