E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Atentati ndaj Inez Hajrullës, ekstradohet njëri prej autorëve (Emri)

Ekstradohet nga Italia këtë të martë Igli Memaj, i cili akuzohet për plagosjen e Inez Hajrullës tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Dyshohet se Memaj së bashku me Elmaz Dautin dhe Fatmir Hysenin tentuan të ekzekutojnë Hajrullën në 10 maj të 2019.

Prej plumbave, mbeti i plagosur Dajko Canodemajn, i cili ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes. Deri më tani për atentatin e Hajrullës janë arrestuar tetë persona.

Memaj pritet të dalë para Gjykatës së Vlorës ditët në vijim, ku do të njihet edhe me masën e sigurisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë