E shtunë, 3 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Atentati ndaj Çapjas, policia sekuestron kamerat e sigurisë dhe nis shoqërimet

Policia po vëzhgon kamerat e sigurisë të zonës përreth ku ndodhi atentati ndaj Ardian Çapjas ditën e hënë. Po ashtu, kanë nisur marrjet në pyetje të familjarëve dhe personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Reklamë

Mësohet se deri tani janë shoqëruar në polici më shumë se 20 persona. Makina e djegur “Volsëagen” e atentatorëve u gjet vetëm 15 minuta pasi u qëllua 55-vjeçari. Mjeti ishte i djegur, me targa të vjedhura në Fushë-Krujë një vit më parë që i përkisnin një makine “Citroen C3”.

Pasi krehën zonën, efektivët gjetën brenda në mjet një silenciator të çmontuar, të cilit do t’i kryejën ekzaminime të mëtejshme.

Ardian Çapja ishte shënjestër e atentatit të tretë të hënën. Ai u qëllua me silenaciator në momentin që ishte në shtëpi. Momentalisht 55-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën sepse plumbi që e kapi në shpatull i kaloi shumë pranë zemrës.

Më shumë video

Reklamë