Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 September 2026
Vizion fokus

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë marshimin në...

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet për Ukrainën

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është e arritshme

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat...

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të Meteorologjisë: “El...

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, policia: U përdorën armë...

Zjarri në Kalivaç të Lezhës, 26 banesa të dëmtuara

Akuzat për mbylljen e profileve që pasqyrojnë protestën, Rama:...

4 gola në 3 ndeshje, Mbappe shpallet “Lojtari i...

BE vendos taksë të re për produktet e lira...

Atentati ndaj Arjan Ndojës, tensione dhe debate në GJKKO! Ramazan Rraja tregon njohjen me Plarent Dervishajn

12 Janar 12:58

U zhvillua ditën e sotme në GJKKO seanca e radhës gjyqësore për atentatin e bujshëm të 1 nëntorit 2019 në autostradën Durrës–Tiranë, pranë mbikalimit të “Shkozetit”, ku u qëllua me armë zjarri ish-prokurori Arjan Ndoja, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, si dhe shoferi i tij, Andi Maloku, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Gjatë seancës, dëshmitari Erigen Toska deklaroi se në vitin 2019 kishte në pronësi një automjet tip “Mercedes-Benz”, ngjyrë gri, të cilin e kishte parkuar pranë banesës së tij në mbrëmje dhe të nesërmen nuk e kishte gjetur më. Ai tha se kishte bërë kallëzim në Komisariatin nr. 6 në Tiranë dhe kishte bashkëpunuar me policinë, duke dorëzuar çelësin e mjetit.

I pyetur nga Plarent Dervishi nëse ishte thirrur nga i njëjti prokuror edhe në një proces tjetër gjyqësor, Toska u përgjigj negativisht.

Në dëshminë e tij, Ramazan Rraja deklaroi se gjatë vitit 2019 ka qëndruar si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit, por nuk i kujtohen saktë periudhat. Ai mohoi të ketë pasur konflikte në Durrës apo gjetkë dhe tha se nuk njeh Arjan Ndojën, Aleksandër Lahon dhe Andi Malokun, duke shtuar se i ka parë vetëm në televizion.

Rraja pohoi se Plarent Dervishin e njeh, ndërsa Redian Rraja është kushëriri i tij, por mohoi njohje me persona të tjerë të përmendur në proces. Ai theksoi se nuk ka përdorur aplikacione të enkriptuara dhe se nuk ka pasur detyrime financiare ndaj Plarent Dervishit.

I pyetur nga prokurori nëse kishte dijeni që familjarë të Genci Malokut kishin shkuar te familja e tij, Rraja tha se ishte njohur me këtë fakt përmes mediave.

Ndërkohë, të bashkëpandehurit Bashkim Haxhia dhe Endrit Sinani refuzuan të japin dëshmi në sallën e gjyqit.

Avokati i Plarent Dervishit kërkoi shtyrjen e seancës, duke argumentuar se klienti i tij nuk ishte i pajisur me dokumentet e nevojshme dhe se avokati ishte i lodhur nga seancat e gjata. Edhe Julian Meçe refuzoi të përgjigjej, duke deklaruar se procesi ishte i paragjykuar dhe duke mos dhënë pëlqimin për t’u pyetur nga organi i akuzës.

Si pasojë, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës deri në momentin kur Plarent Dervishi të zgjedhë një avokat të ri, ndërsa avokati aktual dha dorëheqjen nga mbrojtja, duke pretenduar paragjykim në proces. Seanca u shty për një datë tjetër.

Pjesë nga diskutimi në GJKKO:

Dëshmon Erigen Toska: Në 2019 kam patur Mercedez ngjyrë gri. Në pallatin që unë banoj, kam parkuar automjetin rreth orës 22.00, ka qenë shtator 2019. Më pas rreth ores 06.30 të nesermen, zbres për te ikur në pune, nuk gjeta automjetin poshtë. Gjëja e parë që bëra, telefonova policinë dhe bëra denoncimin. Më telefonoi me pas policia në telefon, 2-3 muaj pas denoncimit. Më thirrën për automjetin, më morën në pyetje. Nuk bëra kërkime për gjetjen e automjetit. Kopjon e çelësit që kisha, ja dhash policisë.

Dëshmon Ramazan Rraja: Në 2019 kam qenë edhe në Shqipëri edhe jashtë, nuk e mbaj mend mirë, në cilat periudha. Nuk kam qenë i punësuar para së të arrestohem. Nuk kam pas konflikt në Durrës dhe as diku tjetër. Plarentin e njoh, Refianin e kam kushuri, të tjerët jo i kam njohur të gjithë në burg. Unë kam pas të njëjtin numër nga 2017 deri në momentin e arrestimit mos gaboj është në emrin tim. Për lokalin “Sodiak” e di ku ndodhet, se njoh pronarin por kam qenë vëtëm 1 herë. Nuk e njoh arjan ndojnë, Aleksandër Lahon as Andi Malokun, i kam parë në tv. Nuk kam pasur aplikavion të enkriptuar. Nuk e njoh Ervin Maten, nuk di ku bie hotel Viktoria. Në burg ndodhem se me keni fut ju, nuk kam ardh me dëshirë të madhe. I ndëruar zoti prokuror, me gjithë respektin dhe për drejtesin dhe ju, unë se kam idën për çfarë kam siguru kushte, për akënd dhe asgjë. Nuk kam komunikuat me askënd, nuk i ka ndodh asgjë Genci Malokut, se di pse me akuzoni.

Posted Under:
Anash Kronike Vendi

Nga e njëjta kategori

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë marshimin në rrugë

më shumë...

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive, situata më problematike në Lezhë

më shumë...

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet për Ukrainën

më shumë...

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është e arritshme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:30

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë...

9:29

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:11

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet...

8:45

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është...

8:09

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale...

7:51

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të...

7:44

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, policia: U...

7:32

Zjarri në Kalivaç të Lezhës, 26 banesa...

7:26

Akuzat për mbylljen e profileve që pasqyrojnë...

7:24

4 gola në 3 ndeshje, Mbappe shpallet...

6:54

BE vendos taksë të re për produktet...

6:49

Të gjithë zgjedhin vajin e ullirit, por...

6:45

Zjarr i madh në portin e Shëngjinit,...

6:41

Nga akademia te ekipi i parë? Spalletti...

6:27

Stephen Curry kërkon të mbyllë karrierën me...

6:22

Nedim Bajramit nuk i ndahen telashet, i...

6:17

Radhimë/ Shkrumbohet nga flakët një makinë në...

5:50

FOTO/ Del në shitje rezidenca luksoze nga...

5:47

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Kalivac të...

5:41

Rama i dërgon Begajt emrin e Klodiana...

Më të klikuarat

  • Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vë...
  • E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik Laurent Krasniqi
  • Persona të armatosur e kërcënuan dhe gjobitën 5 mln euro, ku...
  • E rëndë/ 29-vjeçari rreh për vdekje nënën e tij, sulmi zgjat...
  • Kush do e veshë fanellën “10” pas Mesit? Pas 21 vitesh, Argj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.