Subscribe

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi u dy personave në zonën e Astirit, në Tiranë.

Mësohet se janë identifikuar viktimat, Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani 26 vjeç.  Ndërkohë makina tip “Audi” mbi të cilën janë derdhur plumbat mbante targën AB008EM.

Erigers Mihasi, është një personazh i botës së krimit i liruar në korrik 2019 nga prokuroria e Gjirokastrës për mungesë provash në ngjarjen e dhunimit dhe grabitjen e prindërve të Elton Çiços. Mihasi ishte gjithashtu i dyshuar se ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë. Dyshohet se Mihasi në këtë krim ka bashkëpunuar ngushtë edhe me Santiago Malkon, i cili mbeti i vrarë me 10 plumba në zonën e Porcelanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *