E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Atentati me 3 viktima dhe 1 të plagosur në Shkodër, gazetari Barkaj: Ishte vrasje e paralajmëruar, Bushatin tentuan t’a qëllonin para disa ditësh

Gazetari Esido Barkaj, tha se masakra në Shkodër me tre të viktima, Hamza Lici, Arlind Bushati e Flutura Basha dhe një të plagosur, Bashkim Basha ishte e paralajmëruar.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis” nën drejtimin e moderatores Pranvera Borakaj, Barkaj tha se ky nuk ishte atentati i parë për Bushatin.

Reklamë

Barkaj thekson se para pak ditësh, Arlin Bushati ka denoncuar në polici se disa persona kanë tentuar t’a qëllojnë.

Pjesë nga intervista:

Reklamë

Barkaj: Është një vrasje tipike mafioze. Bushati para pak ditësh është tentuar të qëllohej në një zonë të mbipopulluar, në zonën e pedonales. Autorët janë ofruar, kanë tentuar ta qëllojnë me pistoletë. Ka qenë e paralajmëruar. Ka qenë vetë viktima që ka denoncuar një antetnat të dështuar. Prej vitesh dy fiset kanë një armiqësi me njëri-tjetrin

Borakaj: Ishte atentati i parë ky i para pak ditësh për Bushatin?

Barkaj: Po, të paktën duhet të ishin bërë publike. Pak ditë para zgjedhjeve të dy viteve më parë ka pasur një atentat. Bushati ishte nën singlën e Partisë së Lulzim Bashës.Në atë kohë u morë si sulm politik. Ishte një person problematik, shoqërohej me antarë të grupeve kriminale në shkodër. Lidhjet e tij kanë qenë të përafërta me viktimat që kanë ndërruar jetë. Ata janë pikasur disa herë të kalojnë në zonën e Dobraç.

Janë gjetur tre pistoleta në automjet. Dyshohet të jetë dhe një person i tretë, që mund të ketë qenë pasagjerë. Një person i veshur me të zeza, që po të shihet ka duart e gjakosur dhe ka gjalk në ballë. Policia ka mbledh dhe provat dhe pritet një infrmacion zyrtare se kush është i treti. Ai është larguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë. Autorët dyshohet se janë vrasës me pagesë, kryesisht janë mosha të reja. Ata kanë ndjekur viktimën prej disa ditësh. Mbi 200 metrash ata kanë goditur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë