E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Atentati mafioz ndaj Irakli Davellës në Athinë, policia greke arreston dy shqiptarë

Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarë të cilët akuzohen se janë përfshirë në vrasjen e bashkatdhetarit të tyre, Irakli Davella dhe plagosjen e rëndë të 46-vjeçarit Edi Lulo alias Etmond Hysa.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Thrakomakedones të Athinës paraditen e 15 dhjetorit. Irakli Davella u qëllua me breshëri plumbash në kokë.

Mediat greke raportuan se 45-vjeçari që humbi jetën ishte pronar lokali në Peristeri.

Policia beson se bëhet fjalë për larje hesapesh, nisur nga e kaluara e 45-vjeçarit, i cili dyshohet se ka lidhje me tre figura të botës së krimit, të cilët janë vrarë në luftën e ndezur mes grupeve rivale të mafias greke.

Reklamë

Sarandioti, i cili gëzonte dhe nënshtetësi greke, rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.

Nga ana tjetër, Edi Lolo i cili mbeti i plagosur rëndë sapo ishte kthyer nga Dubai në Greqi. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë