Kjo është foto e të tre shokëve bashkë, Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës, të cilët u vranë në një atentat mafioz të dielën në mbikalimin e Fushë-Krujës.

 

Përkatësisht, nga e majta është Besmir Hoxha, në mes Diklen Vata dhe në anë të djathtë të fotos është Brilant Martinaj.

 

Në foto të rinjtë shfaqen duke festuar me gota në dorë.

 

Të tre po udhëtonin me një makinë Volkswagen Passat kur në mbikalimin e Fushë Krujës ju bë pritë nga një makinë tjetër që po udhëtonte përballë tyre.

 

Autorët hapën breshëri me kallashnikov duke gjuajtur mbi 60 plumba.

 

Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha mbetën të vdekur brenda automjetit në të cilin udhëtonin dhe Diklen Vata vetëm pak metra larg tyre.

 

Nuk dihet ende asgjë për autorët të cilët dyshohet se ishin katër dhe e kryen atentatin për motive hakmarrjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *