E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Atentat të rinjve në Elbasan, ekzekutohet 23 vjeçari, plagoset rëndë shoku i tij

Një atentat ndaj dy të rinjve tronditi mbrëmjen e të premtes Elbasanin. Një 23 vjeçar humbi jetën ndërsa shoku i tij 21 vjeçar u plagos rëndë.

 

Ngjarja ndodhi në fshatin Përparim ku breshëria e plumba e i mori jetën Andi Zylyfit 23 vjeç, ndërsa u plagos rëndë shoku i tij Ardit Uruçi.

 

Reklamë

Burimet nga policia bëjnë të ditur se të rinjtë u qëllua la teksa ndodheshin në makinë pranë shtëpisë së njerit prej tyre.

 

Si pasojë e plagëve të marra 23 vjeçari Zylyfi gjeti vdekjen gjatë rrugës për në spital, ndërsa i plagosuri vazhdon të jetë  në gjendje kritike dhe i është nënshtruar, ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Elbasanit.

 

Dyshohet se i riu që mbeti viktimë ka qenë shenjestra e atentatit . Ai është i afërmi i Endrit Alibejt, njërit prej personave që humbën jetën në atentatin e fundvitit të kaluar në fshatin Bradashesh të Elbasanit.

 

Alibej ishte cilësuar si një nga boset e trafikut ndërkombetar të drogës. Pas ngjarjes së kësaj të premteje forcat e ndërhyrjes së shpejte kanë blinduar Elbasanin, por ende nuk ka asnjë gjurme të autorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë