E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Atentat ndaj shqiptarit në Spanjë, i riu qëllohet me armë zjarri në këmbë

Një shqiptar në Spanjë është qëlluar me armë zjarri nga një ose më shumë autorë, ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në në Castelldefels të Barcelonës. Shqiptari i plagosur është gjendur i shtrirë në tokë, i mbuluar nga gjaku.

Reklamë

Kanë qenë kalimtarët ata që kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe ambulancën. Efektivët e Mossos d’Esquadra shkuan në vendngjarje dhe konfirmuan se i plagosuri, një djalë i ri shqiptar ishte qëlluar me një armë zjarri, tip pistoletë në këmbë.

Pas një operacioni, i riu momentalisht është jashtë rrezikut për jetën. Shqiptari nuk ka treguar se si ndodhi ngjarja apo se për çfarë.

Policia spanjolle ka informuar se ngjarja mund të ketë ndodhur për hakmarrje për trafikun e paligjshëm të marijuanës. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë